Insajderi
Lajme

Ministria e Bujqësisë ndan 400 mijë euro për parandalimin e etheve hemorragjike

Insajderi
31 May 2016 - 15:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka ndarë 400 mijë euro për të realizuar një fushatë për parandalimin e etheve hemorragjike.

“Plani operacional për këtë fushatë tashmë është përfunduar nga kompania përkatëse për këtë punë, e cila është kontraktuar nga MBPZHR-ja”, thuhet në një komunikatë të kësaj Ministrie.

Gjatë kësaj fushate, kjo kompani ka spërkatur zonat endemike në komunën e Malishevës në një sipërfaqe prej 2 mijë hektarë, që sipas të dhënave zyrtare ky dezinfektimi i hershëm, për vite me radhë, që është financuar nga MBPZHR-ja, ka ndikuar pozitivisht në parandalimin e përhapjes së etheve hemorragjike-Krime Kongo, e rrjedhimisht edhe parandalimin e rasteve të mundshme të vdekjes. Ky projekt implementohet tash e katër vjet nga MBPZHR-ja.

Ministria e Bujqësisë, është pjesë e Këshillit Ndërministror për parandalimin e etheve hemorragjike, këshill ky i formuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, pjesë e të cilit janë edhe Ministria e Shëndetësisë, MMPH-ja, si dhe FSK-ja, e cila e shenjëzon territorin e rrezikuar.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark