Qeveria e Kosovës: Neudeck ishte mik i madh i Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës: Neudeck ishte mik i madh i Kosovës

    Insajderi
    31 May 2016 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një komunikatë të dërguar nga Qeveria e Kosovës thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës me dhimbje e mori lajmin për vdekjen e humanistit gjerman, Rupert Neudeck”.

    “Rupert Neudeck, do të mbahet mend dhe do të përkujtohet gjithmonë nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës për kontributin dhe ndihmën e madhe në ndërtimin e shtëpive dhe krijimin e kushteve për kthimin e njerëzve në vendbanimet e tyre, pas luftës shkatërrimtare”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

    “Rupert Neudeck, ishte gazetarë, humanist dhe mik i madh i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës. Zoti e Bekoftë Humanistin Rupert Neudeck!”, përfundohet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark