Florian Qehaja në NYT: Ekstremistët janë minoritet te myslimanët në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Florian Qehaja në NYT: Ekstremistët janë minoritet te myslimanët në Kosovë

    Insajderi
    31 May 2016 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkrimtari dhe studiuesi vizitor në Columbia University, drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja, i ka shkruar gazetës amerikane “The New York Times” në lidhje me artikullin e botuar për ekstremizmin në Kosovë, duke thënë se ai artikull i bënë jehonë vetëm anës së errët të historisë, duke mos përmendur zhvillimet e fundit pozitive.

    “Pas përpjekjeve nga ana e Bashkësisë Islame, shoqërisë civile dhe Qeverisë, numri i luftëtarëve nga Kosova në luftërat e huaja ka rënë në mënyrë drastike që nga viti 2014. Tani janë vetëm 60 apo 70 në Siri nga 200 sa kanë qenë. Rreth 50 të tjerë janë vrarë në luftë, dhe pjesa tjetër është kthyer në shtëpi ose nuk mund të gjenden”, ka shkruar Qehaja në NYT.

    Duke krahasuar numrin e xhihadistëve me numrin e popullsisë, Qehaja, shkruan se Kosova renditet e 14-ta në mesin e vendeve evropiane, qytetarët e të cilëve janë bashkuar te ISIS.

    “Artikulli gjithashtu nuk përfshinë të dhëna për mënyrën sesi kosovarët e shohin vendin e tyre në botë. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit, të bërë nga organizata ime, 95 për qind e qytetarëve kosovarë shohin Amerikën dhe Evropën, si partnerë strategjik të vendit të tyre, që dallon shumë nga vendet si Rusia dhe Turqia”, shkruan Qehaja./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark