Thaçi sot në Sofje, mban fjalim për të ardhmen 20 vjeçare të rajonit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi sot në Sofje, mban fjalim për të ardhmen 20 vjeçare të rajonit

    Insajderi
    01 June 2016 - 08:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, krahas liderëve të tjerë të Ballkanit, po merr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po zhvillon punimet në kryeqytetin bullgar, Sofje.

    Lajmi i konfirmuar nga zyra e Presidentit thotë se Thaçi do të mbaj fjalim në sesionin plenar të këtij samiti të titulluar: “Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore – çelës i bashkëpunimit rajonal për 20 vite”.

    Presidenti i Kosovës do të flas me theks të veçantë për fqinjësinë e mirë dhe integrimin e shteteve të rajonit në Bashkimin Evropian.

    Presidenti i Kosovës gjithashtu do të zhvillojë takim bilateral me homologun e tij bullgar, Rosen Pevneliev.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark