Insajderi
Lajme

Ymeri: Kufijtë e Kosovës janë obligim i Shqipërisë

Insajderi
02 June 2016 - 15:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kufijtë e Kosovës janë kufij kombëtarë për të cilët është i obliguar edhe shteti shqiptar.  Kështu i ka thënë Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, në një takim të mbajtur të enjten në Tiranë.

Ymeri, që në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga deputeti Albin Kurti, njoftoi se në takim me presidentin e Shqipërisë e ka njoftuar atë për situatën politike në Kosovë “por edhe gjendjen e shqiptarëve në rajon”.

“I thashë Presidentit se kufijtë e Kosovës janë kufij kombëtarë për të cilët është i obliguar edhe shteti shqiptar. Biseduam për nevojën e koordinimit të dy shteteve për çështjet rajonale, duke filluar nga mekanizmat për bashkëpunim ekonomik, të sigurisë dhe politikës së jashtme”, ka shkruar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.

“Kemi ndarë me z. Nishani përvojën e Kosovës në çështjen e drejtësisë me ç’rast treguam se “drejtësia ndërkombëtare” ka rezultuar si legjitimuese e korrupsionit lokal”.

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark