Insajderi
Lajme

Mbijetesa e Kurtit nga rroga e Kuvendit të Kosovës

Insajderi
02 June 2016 - 20:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti sipas deklarimin e pasurisë për vitin 2016 del që ai vetëm merr pagë nga Kuvendi i Kosovës dhe se bashkëshortja e tij në bankë ka rreth 85 mijë euro.

Të hyrat vjetore të deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nga paga e deputetit të Kuvendit të Kosovës janë 18,824.65.

Sipas këtij deklarimi, bashkëshortja e ish-kreut të Vetëvendosjes ka të kursyera në DNB Bank Oslo -në Norvegji 85,000.00.

Të njëjtat standarde të pasurisë, deputeti i VV-së i kishte edhe vitin e kaluar .

Përpos tij, edhe anëtari tjetër i kësaj partie, Shpend Ahmeti, ka shumë pak pasuri të paluajtshme përveç rrogës që merr si kryetar komune në Prishtinë. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark