Insajderi
Biznes

Historia e 18 vjeçarit që u bë milioner nga Bitcoin

Insajderi
10 February 2018 - 19:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre vite më parë kur ishte vetëm 15 vjeçar, Eddy Zillan, investoi kursimet e tij të mbledhura gjatë jetës në valutën virtuale Bitcoin dhe tërhoqi vëmendjen e shtypit amerikan pasi fitoi më shumë se 1 milion dollarë në sajë të rritjes shpërthyese të monedhës virtuale.

Zillan filloi blerjen e monedhës me një vlerë të vogël prej 100 dollarë. Në vetëm disa orë, investimi i tij u rrit me 10 dollarë.

Më pas filloi blerjen e monedhës digjitale në shuma më të mëdha duke përdorur paratë nga kursimet. Së pari, vlera e investimit ishte 100, më pas 1.000 dollarë. Pastaj 5.000 dollarë. Dhe krejt në fund adoleshenti i vuri të gjitha kursimet e tij prej 12 dollarëve në Bitcoin, shkruan CNN.

Bitcoin ka qenë një mori e sukseseve për shumë njerëz dhe njëri ndër ta është edhe 18 vjeçari Zillan. Investimin në Bitcoin e kishte bërë tre vjet më parë.

“Kam rrezikuar gjithçka”, ka thënë ai./ Insajderi.com

 

   

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark