Vlorë, asgjësohen 14 mijë rrënjë hashash - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlorë, asgjësohen 14 mijë rrënjë hashash

    Insajderi
    04 June 2016 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 14 mijë rrënjë hashashi janë asgjësuar nga Policia e Vlorës dhe katër persona kanë përfunduar në pranga në një operacion të gjerë antikanabis të shtrirë në disa fshatra të Vlorës e Sarandës.

    Aksioni është shtrirë në gjashtë fshatrat, Kuç, Mekat, Armën, Dushkarak, Dhrovjan dhe Vergo.

    Katër persona kanë përfunduar në pranga si autorë të dyshuar të kultivimit të bimës narkotike. Ata janë Qemal dhe Virion Baraj, 50 dhe 33 vjeç, Orges Feta, 25 vjeç dhe Anastas Bregaj, 38 vjeç.

    Në përfundim të aksionit, policia ka bërë asgjësimin me anë të djegies të bies narkotike, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në kultivimin e drogës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark