
Integrimi i shteteve te Ballkanit Perendimor ne BE eshte interes i dyanshem politik, ekonomik dhe i sigurise per shtetet e BP si dhe gjithashtu per BE-ne.
Strategjia per zgjerim e publikuar ne shkurt te ketij viti ne Strasburg eshte dokumenti me i rendesishem i BE qe i dedikohet shteteve te Ballkanit Perendimor dhe e trason rrugen per secilin shtet veq e veq drejt integrimit.
Pas Samitit te Selanikut ne 2003, ky document do te sherbej si udhrrefyes drejt perspektives evropiane per vendet e BP. Dokumenti ne pergjithesi perfshin trajtimin e ceshtjeve fundamentale se pari dhe qe i dedikohet te gjitha shteteve, siq jane: eradikimi apo luftimi I krimit dhe korrupcionit, luftimi I terrorizmit, perforcimit te demokracise, reformave gjitheperfshirese ne sektoret vital te shtetit qe jane te domosdoshme dhe sidomos ne sektorin e rendit dhe ligjit, zhvillimit ekonomik, konkurentshmerise, administraten publike, respektimi i te drejtave te njeriut, bashkpunimit rajonal dhe pajtimi.
Hartimi i reformave qe dalin nga MSA dhe ERA dhe implemetimi i tyre, poashtu eshte thelbesore per te gjithe vendet e posaqerisht per Kosoven e cila e fundit e ka nenshkruar MSA-ne.
Ne Strategji eshte perfshire edhe Procesi i Berlinit me komponentet e saj siq jane connectivity (nderlidhja) ne projetet infrastrukturore dhe energjetike dhe sherbime digjinale si edhe te rinjet permes “Youth Initiative”, ne mes te vendeve te rajonit me shtetet e BE-se. Poashtu edhe harmonizimi i planit aksional per Zonen Ekonomike Rajonale apo respektimi i CEFTA-s jane gjithashtu kushte per te cilat shtetet e BP jane zotuar se do t’i permbushin. Kjo me qellim qe antarsimi i shteteve te BP ne BE te jete asset dhe jo barre/pengese per BE, ani pse BP eshte nje treg i vogel prej 20 mil. Banoreve dhe kontributi jone ekonomik ne BE eshte i limituar.
Ne menyre qe shtetet te perkrahen ne berjen e reformave, Strategjjia per Zgjerim gjithashtu parashef rritjen e fondeve te IPA-se si edhe dyfishimin e fondeve per arsim, culture, rini dhe sport, nepermjet Programit “Erasmus+”. Ulja e tarifave te romingut per shtetet e BP, digitalizimi, tregu i perbashket, politikat sociale jane gjithashtu komponente te cilave do t’u kushtohet vemendje e vecant.
Kosova ne Strategjine per Zgjerim
Te tri keto komponente brenda ketij dokumenti jane elemente qe e legjitimojne shtetesine e Kosoves nga BE-ja, pavaresisht mos njohjes nga 5 vendet e BE-se dhe qe shenojne avansim ne raportet Kosove-BE.
Kjo eshte bere me qellim qe t’i iket pervojes se deritanishme qe shtetet antare ne rajon e kane perdor te drejten e vetos ndaj atyre qe kane qen ne proces te negociimit per antarsim dhe per vite jane bllokuar per shkak te ceshtjeve te pazgjedhura bilaterale.
Menyra e votimit brenda Keshillit te BE-se per pranimin e shteteve te reja antare
Strategjia len te hapur marrjen e shume vendimeve gjate procesit te negociimit per antarsim, ne Keshillin e BE-se permes votimit me “shumice te kualifikuar” (qualified majority).
Kjo formule e perkthyer ne shifra nenkupton: vota “pro” llogaritet athere kur “pro” kane votuar 55% e shteteve antare qe perfaqesojne 65% te popullates se BE-se. Kjo forme e votimit do ta lehtesonte procesin deri te antarsimi duke i ik mundesise se ngritjes se vetos qe perdoret te forma e votimit me unanimitet ose shumice te thjeshte.
Prandaj ne kete rast shtete te caktuara edhe po qene kunder nuk mund ta rrezikojne voten e shumices dhe sidomos voten e shteteve te medha per nga numri i banoreve siq jane Gjermania, Franca, Italia, Polonia, etj. Forma e njejte e votimit perdoret edhe per procesin e liberalizimit te vizave.
Rendesia e kesaj forme te votimit qendron ne faktin se, edhe nese ne zgjedhjet e ardhshme (2019) brenda shteteve antare te BE per Parlament Evropian do te kete rritje te partive te ekstremit (djathte ose majte) qe e kundershtojne zgjerimin e BE-se dhe me kete edhe antarsimin e shteteve te reja, prape shumica e grupeve politike (partite e qendres qe jane demokraci liberale) do ta mbivotonin voten potenciale kunder te ketyre grupeve politike.
Perfundim
Nga analiza e tersishme e Strategjise del se Kosova ne aspektin politik e ka “vulos” pozicionin e vet te shtetesise brenda BE-se dhe procesit negociues dhe me kete e ka te hapur te porten drejt integrimit evropian.
Do te varet shume nga ne si shtet se sa do te jemi te fokusuar ne berjen e reformave dhe harmonizimin me acquis communitaire. Strategjia nuk permend afate kohore por kjo nuk do te thote se ne nuk mund t’i arrijme objektivat qe i synojme, nese tregojme vullnet dhe perkushtim qe ne bashkveprim me institucionet e BE ta avansojne pozicionin tone ne rrugëtim drejt integrimit.
Perkrahja masive (mbi 90%) e popullates per ta pare Kosoven shtet antar ne BE si dhe fakti qe institucionet tona e kane prioritet kryesor agjenden evropiane eshte argumenti kryesor qe te jemi konsisent ne ate qe synojme te arrijme, integrimin e Kosoves ne BE.
Autorja ka qenë ish-Ministre e Integrimit Evropian