Vulin reagon ndaj deklaratës së Ramës për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vulin reagon ndaj deklaratës së Ramës për Kosovën

    Insajderi
    04 June 2016 - 18:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punës në qeverinë teknike të Aleksandar Vuçiqit, tha se deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se Shqipëria dhe Kosova kanë një komb dhe një ëndërr e përbashkët, ishte një shprehje që përmbante pretendime territoriale.

    Ai tha se kjo deklaratë është një pyetje për të cilën Evropa duhet të thotë se kjo “nuk është një ëndërr, por një makth”.

    Sipas tij, kjo nuk është thjesht diçka që befason Serbinë por të gjithë Evropën, njofton mediumi serb R1 Beograd.

    “Një shtet, një komb dhe një ëndërr e përbashkët, të transformojmë kuftijtë dhe ta shndërrojmë atë në një urë bashkëpunimi , e cila po bëhet më e fortë dita ditës”, tha Edi Rama në një mbledhje të përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Prishtinë, raporton Insajderi.

    Kryeministri shqiptar gjithashtu sugjeroi se Shqipëria dhe Kosova të kenë një ambasadë të përbashkët. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark