Krasniqi insiston për Demarkacionin: Ja cila është zgjidhja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi insiston për Demarkacionin: Ja cila është zgjidhja

    Insajderi
    05 June 2016 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se duhet të formohet një komision i ri për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ai ka thënë se vetëm në këtë mënyrë bëhet korrigjimi i gabimeve që janë bërë nga komisioni i udhëhequr nga Murat Meha.

    Veç kësaj, Krasniqi ka folur edhe për marrëveshjet e Brukselit. Ka thënë se pajtimi i Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i dëmshëm për Kosovën.

    “S’jemi kundër Asociacionit. Por, ky mekanizëm duhet të jetë i bazuar në ligjet e Kushtetutën e Kosovës. Ne e kemi Asociacionin e Komunave që s’është marrë as Qeveria, as Kuvendi dhe as Gjykata Kushtetuese”, ka shtuar ai, shkruan RTK.

    Këto komente i ka bërë në Konventën e rinisë së NISMA për Kosovën. Sipas tij, krijimi i Asociacionit po i vë bazat e një pushteti të tretë në Kosovë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark