Vdes ikona e kinematografisë afrikane - Insajderi
×
Kulturë

Vdes ikona e kinematografisë afrikane

Insajderi
19 February 2018 - 08:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Regjisori dhe producenti i njohur afrikan nga Burkina Faso, Idrissa Ouedraogo vdiq sot në Ugadugu, në moshën 64-vjeçare, njoftoi Bashkimi Kombëtar i Kineastëve i vendit afrikan.

Figurë emblematike e kinemasë afrikane gjatë viteve 1980-2000, autor i 40 filmave, Idrissa Ouedraogo ka marrë pjesë në festivalet më të mëdhenj të filmave duke u vlerësuar edhe me Çmimin e Madh të Jurisë në Kanë për filmin e vitit 1990 “Tilai”.

“Ai vdiq sot në një klinikë në Ugadugu”, sipas Bashkimit Kombëtar të Kineastëve të Burkina Fasos, transmeton ATSH.

Idrissa Ouedraogo filloi karrierën kinematografike në vitin 1981 me filmin “Poko”.

Më pas ai realizoi filma me tema sociale si “Yam daabo” (”Zgjidhja”) apo “Yaaba” (”Gjyshja”).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark