Insajderi
Lajme

Agani: Ramazani, muaji i devotshmërisë ndaj Zotit

Insajderi
05 June 2016 - 19:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia e Drejtësisë dhe lideri i saj Ferid Agani, uron të gjithë myslimanët e Kosovës dhe më gjerë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke iu uruar shëndet, mirëqenie dhe agjërim të lehtë.

“Ramazani është sprovë e spastrimit të shpirtit dhe mendjes dhe se në këtë muaj solidariteti dhe mirësia njerëzore arrijnë kulmin e tyre, duke i bërë të afërt njerëzit me njëri-tjetrin, për të ndarë jo vetëm gëzimin e besimit në vlerat fetare e njerëzore, por për të ndarë edhe kënaqësitë dhe sfidat përgjatë këtij muaji”, thuhet në kumtesën e Partisë së Drejtësisë dhe të Aganit.

Agani thotë se ky muaj “është muaji i devotshmërisë ndaj Zotit”.

“Ky është muaji që na mëson të ndajmë zemrën, mirësinë, dashurinë me të tjerët.. Ritet e këtij muaji janë shenjë e tolerancës, drejtësisë, dinjitetit e përkushtimit. Agjërimi i trupit është ushqim për shpirtin. Sakrifica fisnike e të gjithë besimtarëve”. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark