Insajderi
Lajme

Zafir Berisha bëhet “shef” i NISMA-s në Prizren

Insajderi
05 June 2016 - 21:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dega në Prizren e Nismës për Kosovë, njofton se përmes kuvendit zgjedhor, me një pjesëmarrje prej 283 delegatësh, zgjodhi këshillin e degës prej 91 anëtarësh.

Më pas, nga ky këshill u zgjodh kryesia e degës prej 25 anëtarëve, si dhe kryetari i degës, detyrë të cilën e mori Zafir Berisha, deputet aktual në Kuvendin e Kosovës.

Kuvendit i është drejtuar kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i cili garantoi mbështetje të fuqishme për strukturat në Prizren. Kuvendit iu drejtua edhe kryetari i deritanishëm Sinan Aliaj, si dhe kryetari sapozgjedhur Zafir Berisha, të cilët u zotuan para delegateve të kuvendit për fuqizimin e vizionit të Nismës dhe fitoren e domosdoshme në Prizren dhe Kosovë.

Partia e Zafir Berisha, Bashkimi Demokratik, u shkri para pak ditësh në Nismën për Kosovën, ndërsa ishin bashkuar edhe para zgjedhjeve të fundit në Kosovë. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark