Insajderi
Lajme

Ish-ministri Ferati nuk përmend afat se kur do të hapet ura në Mitrovicë

Insajderi
06 June 2016 - 08:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal,  Sadri Ferati, ka vlerësuar se integrimi i veriut do të jetë proces i pashmangshëm.

Ferati që është deputet nga radhët e LDK-së thënë në një intervistë për “Epokën e re” se nuk ka asnjë dilemë se do të shtrihet autoriteti i Prishtinës në çdo pjesë të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se ura mbi lumin Ibër do të hapet.

Sipas tij, kjo çështje deri më tani është mbajtur në tensione për efekte mediale nga serbët, për ta krijuar përshtypjen se gjendja nuk është normale.

Ferati ka folur edhe për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka theksuar se nëse ky asociacion formohet sipas Kushtetutës dhe ligjeve, nuk e rrezikon shtetësinë e Kosovës dhe s’ka vend për shqetësim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark