Edhe Instagram braktis kronologjinë - Insajderi
×
Teknologji

Edhe Instagram braktis kronologjinë

Insajderi
07 June 2016 - 12:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Protestat e përdoruesve ranë në vesh të shurdhër. Instagram do të heqë dorë nga shfaqja kronologjike e postimeve.

Renditja do të vendoset nga një algoritëm që do të përcaktojë postimet “më të rendësishme” të miqve tuaj. Me këtë vendim, rrjeti social i fotografive i bashkohet Facebook dhe Twitter, që aplikojnë të njëjtën formulë postimi.

Por ndryshe nga Instagram këto dy rrjete sociale ofrojnë edhe mundësinë që të shohësh postimet sipas renditjes kronologjike për të gjithë ata që nuk duan të heqin dorë prej kësaj metode, njofton TCH.

Ndryshimi nuk është pritur mirë prej përdoruesve të rrjetit sociale, megjithatë kompania justifikoi këtë duke deklaruar se përdoruesve u shpëtojnë pa parë 70 përqind e postimeve të miqve të tyre.

Instagram numëron rreth 400 milionë përdorues në mbarë botën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark