Ankand për shitjen e banerit me Atifete Jahjagën, ndihmë për regjisorin Bekim Lumi - Insajderi
×
Kulturë

Ankand për shitjen e banerit me Atifete Jahjagën, ndihmë për regjisorin Bekim Lumi

Insajderi
27 February 2018 - 17:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Baneri me Atifete Jahjagën do të dalë në ankand.

Baneri i cili ka kohë që qëndron tek MIQT Pub në kryeqytet, do të dalë në ankand për një kauzë të veçantë dhe humane.

Nesër, me datë 28 shkurt, me fillim prej orës 20:00 tek MIQT PUB në kryeqytet baneri do të dalë në ankand, ndërsa paratë nga shitja do të shkojnë për të ndihmuar në shërimin e regjisorit Bekim Lumi dhe ditëve të vështira në të cilat po kalon ai.

Baneri mban mbishkrimin “Zana, Laj Duart!” dhe ka për protagoniste ish presidenten e vendit – Atifete Jahjagën.

Ankandi do të moderohet nga Kreshnik Keka Berisha. /KultPlus.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark