Insajderi
Lajme

Policia:Të plagosurit në sheshin Zahir Pajaziti iu kërkuan 200 euro

Insajderi
10 February 2016 - 14:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës sot ka dalë me detaje të reja rreth plagosjes që ndodhi mbrëmë në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.  Sipas policisë, viktima ka treguar se pesë persona kanë hyrë në lokal dhe  kanë kërkuar 200 euro  nga ai.

“Sipas tij të dyshuarit pasi që e kanë parë viktimën së bashku me një person tjetër mashkull, kanë shtënë me armë zjarri dy herë në drejtim të tyre me ç’ rast është plagosur një person”, thuhet në raportin e policisë.

Në lokalin ku ka ndodhur plagosja, policia ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të shkrepura nga arma e përdorur në rast.

Policia njofton se njësitë relevante policore janë duke kryer hetime intensive lidhur rastin.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark