Naser Kelmendi shtrohet në QKUK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Naser Kelmendi shtrohet në QKUK

    Insajderi
    08 June 2016 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Naser Kelmendi, i akuzuar për trafikim ndërkombëtar të drogës, krim të organizuar e vrasje, është shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e frymëzënjes dhe ankesave tjera kardiologjie.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK.

    “QKUK ju konfirmon se z. Kelmendi është pranuar mbrëmë në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, si pasojë e frymëzënjës dhe ankesave tjera kardiologjie”.

    Fazliu ka treguar se stafi mjekësor janë duke i kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, njofton Klan Kosova.

    “Ekzaminimet dhe analizat tjera të detajuara janë duke u kryer nga stafi mjekësor”.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark