Fillon ndërtimi i çerdhes më moderne në Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon ndërtimi i çerdhes më moderne në Gjilan

    Insajderi
    08 June 2016 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri bashkë më nënkryetarin dhe drejtorët e drejtorive Komunale, kanë vizituar punimet të cilat kanë nisur në ndërtimin e çerdhes moderne dhe më të madhes në Gjilan.

    Gjatë vizitës në këtë projekt, i cili, është bashkëfinancim me Qeverinë Amerikane, përmes USAID-it, Haziri ka thënë se Gjilani dhe veçanërisht kjo lagje do të ketë një projekt të madh e modern, sikur që do të ketë edhe investime të tjera në këtë hapësirë.

    “Kjo do të jetë çerdhe moderne dhe me të gjitha kushtet, falë edhe mbështetjes së Qeverisë Amerikane, e cila e ka zgjedhur Gjilanin për këtë investim falë performancës së mirë dhe disiplinës së ashpër buxhetore, por edhe transparencës dhe kritereve të tjera, që qeveria e SHBA-ve dhe USAID, i ka parashtruar për Komunën” ka thënë kryetari Haziri, transmeton Klan Kosova.

    Sipas tij,  ky projekt do të kryhet në vjeshtë të këtij viti  dhe do të hapet për fëmijë, kurse, vlera e ndërtimit është 400 mijë euro, që financohet në raportin 50 me 50 për qind, me qeverinë Amerikane. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark