Insajderi
Lajme

“Sikur UÇK-ja t’i kishte 46 mijë ushtarë do mbërrinim në Suboticë”

Insajderi
09 June 2016 - 15:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha, ish komandant i UÇK-së në rajonin e Prizrenit, ka kritikuar procesin e verifikimit të veteranëve, duke thënë se maksimumi 20 mijë qytetarë kanë kap armët në dorë, e jo mbi 46 mijë, sa ka konstatuar komisioni qeveritar.

Madje, ai ironizon duke thënë se me një numër kaq të madh, Kosova sot do të kufizohej me Hungarinë.

“Arrin numri diku rreth 17-18 mijë. Tash nuk mund të jam i saktë, ta zëmë edhe 20 mijë. E kam fjalën për njerëzit që e kanë kap pushkën. Sikur UÇK-ja t’i kishte 46 mijë ushtarë? Jo në Beograd por në Suboticë, me Hungarinë do të kufizoheshim”, tha ai në “Info Box” të TV Dukagjinit.

Një numër kaq i madh i veteranëve të UCK-së ka habitur shumë kë, prej tyre edhe komandant të ndryshëm të UCK-së, të cilët janë shprehur të befasuar nga kjo shifër e listës së veteranëve të UCK-së. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark