Shkencëtarët nuk shpjegojnë dot se si janë ndërtuar këto xhami - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shkencëtarët nuk shpjegojnë dot se si janë ndërtuar këto xhami

    Insajderi
    10 June 2016 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Studiues anglezë e çmontuan njërën minare, por nuk arritën të zbulojnë misterin, as se kthyen dot më në vend.

    Xhamia Sidi Bashir në Ahmedabad të Indisë ka dy minare që, edhe pse janë 3 kate të larta secila, mund të lëkunden me një shtytje të dorës së njeriut. Por misteri nuk është vetëm ky.

    Pak sekonda pasi është tundur njëra minare, nis të tundet tjetra edhe pa e prekur njeri. Ajo që çudit shkencëtarët është se dy minaret nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, që të përcillen dridhjet. Veç kësaj, janë të ndërtuara vetëm me gur. Nuk kanë as çelik, as ndonjë material fleksibël. 

    kater

     

    Ekzistojnë dy xhami të tilla, dhe besohet se tundjet e minareve realizohen nëpërmjet vendosjes së ekulibruar të gurëve me të cilët janë ndërtuar, por se si përçohen dridhjet nga njëra minare tek tjetra, ende nuk e shpjegon dot njeri, shkruan Top-channel.

    Xhamitë janë ndërtuar rreth 500 vite më parë, dhe njërës i është hequr një minare nga kolonizatorët anglezë, por nuk mundën ta rikthejnë më në vend. /Insajderi.com

    nje

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark