Insajderi
Lajme

Kryetarja e parlamentit bullgar i ofron këshilla Kadri Veselit

Insajderi
10 June 2016 - 19:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet në mes të dy parlamenteve, të cilat u vlerësuan të jenë shumë të mira, jo vetëm në nivelin e grupit të përbashkët të miqësisë që tanimë funksionon, por edhe në nivelin e komisioneve parlamentare, të cilat këmbejnë përvojat legjislative përkatëse.

Kryetari Veseli çmoi shumë mundësinë që kanë institucionet e Republikës së Kosovës që të përfitojnë nga përvoja legjislative bullgare, si një vend që ka kaluar procesin e tranzicionit.

“Përvoja e tranzicionit dhe procesi i integrimit në BE, në veçanti sfidat me të cilat u përball legjislativi bullgar, është një përvojë e mirë për ligjvënësit e Kosovës. Bashkëpunimi ndërparlamentar me Bullgarinë, ofron mundësi të reja edhe në procesin euro-integrues”, theksoi kryetari Veseli.

Znj. Tsacheva theksoi me këtë rast se Parlamenti bullgar është i hapur për thellimin e bashkëpunimit që ndikon jo vetëm në afrimin e të dyja vendeve, por edhe si vend që mbështetë Kosovën në procesin e integrimeve evropiane. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark