
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në një intervistë të dhënë për DË ka thënë se është vështirë banorëve të zonave rreth kufirit me Malin e Zi, t’u thuhet se më nuk mund t’i shfrytëzojnë ato hapësira.
Kjo për faktin se sipas tij, ato hapësira janë shfrytëzuar nga banorët, për shkak të kufirit administrativ, mirëpo ai qëndron në atë se .
“Rreziku ekziston gjithmonë, por për ne është me rëndësi që të punojmë në parlament, sidomos me deputetët që gravitojnë nga pjesa e Dukagjinit, sepse ata janë me të ndieshëm me këtë çështje, sepse atje ka qenë një kufi administrativ që e ka nda atëherë krahinën e Kosovës me Republikën e Malit të Zi, prandaj është vështirë t’u thuhet se ju nuk keni të drejtë të kaloni andej dhe t’i shfrytëzoni ato hapësira, edhe pse me marrëveshje ndërshtetërore mund të bëhet, por ne duhet të punojmë me njerëzit”, tha Mustafa.
Ai tha se Demarkacioni me Malin e Zi duhet të miratohet edhe nga Kuvendi i Kosovës, duke qenë se është edhe një nga kushtet e vendosura nga BE-ja për liberalizimin e vizave. /Insajderi.com