Insajderi
Lajme

PDK kritikon Ahmetin: Neglizhuat Ditën e Çlirimit të Prishtinës

Insajderi
11 June 2016 - 20:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka reaguar ndaj Komunës së Prishtinës, duke e akuzuar se nuk ka organizuar festim dinjitoz për Ditën e Çlirimit të Prishtinës.

Përmes një komunikate për media, PDK në Prishtinë ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk nderoi dëshmorët e rënë për çlirimin e vendit.

“Dëshmorëve të rënë nuk iu bë nderim. Nuk pati as lule as vizita e përkulje pranë tyre, as kujdes e kujtim nga ata që sot e drejtojnë Qytetin për të cilën ranë Dëshmorët tanë! Rëndë ta shohësh Prishtinën sot stisur në rutinën e vikendit të kësaj fillimvere pa festë, pa flamuj, pa program kulturor -pa asgjë”, thuhet në komunikatë.

“Ku janë udhëheqësit zëfuqishëm të drejtuesve të Prishtinës? Ku është zotimi i tyre deri në piskellimë se e i vlerësojnë e respektojnë Dëshmorët, se e kujdesen për shtet e sovranitet dhe punojnë për Bashkim?A është kjo tashmë retorikë terse e shpërfaqur edhe në këtë 17 vjetor?”.

PDK nuk ka lënë pa përmendur faktin se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjendet në Francë për të pëkrahur kombëtaren shqiptare e cila sot luajti ndeshjen ndaj Zvicrës.

“Ndoshta i pari i Prishtinës dhe suita e tij janë larg, dikush në Francë e dikush më në lindje në vikende qefi e relaks! Sido të jetë, një është e sigurt se, Prishtina në të gjitha stinët dhe kohët e saj ka pas e do të ketë njerëz që e duan e respektojnë dhe mburren me të. Urime Prishtinë”./Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark