Telekomi në komë! - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Telekomi në komë!

    Insajderi
    17 March 2018 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mungesa apo vonesa e emërimit të Bordit të Drejtorëve në Ndërrmarrjen Publike Qendrore Telekomi i Kosovës nga ish Qeveria Mustafa për me shumë se 16 muaj deri sot, është pa pergjegjëshmeri totale e barabartë me sjelljen e plangëprishësit dmth pronarit qe vetshkatërron pronën e tij.

    Telekomi i Kosovës qe ishte kulmi i krenarisë kombëtare ku mbi 350 milion euro kishte ndarë dividentë në buxhetin e republikës se Kosovës deri në vitin 2011, sot si pasojë e menaxhimit me dije të embicilëve e me urrejtje ndaj kësaj ndërrmarrje me interes jetik e strategjik, ajo është falimentuar ne pasqyrat fiananciare qysh në vitin 2016, kurse prakitisht sot dyfish i ka borxhet më të larta në raport me të hyrat.

    Sot edhe ata punonjës qe sadopak jetuan me dinjitet, tash po ndjejnë trishtimin e varfërimit sikurse ndërrmarrja e tyre Telekomi i Kosovës.

    Po të kishte njerëz profesionistë në Telekom dhe MZHE, mungesa e Bordit të Drejtorëve nuk do të ndihej sikur po bëhen fiskultura mediale.

    Pozita e zv.kryeshefit ekzekutiv që aktualisht e ka Telekomi i Kosovës plotëson me përgjegjshmëri ligjore vakumin e përkohshëm deri në përzgjedhjen e Bordit të Drejtorëve sepse MZHE dhe Njësia për Monitorimin e Ndërrmarrjve Publike nuk kanë asnjë kompentencë në emërimin e zyrtarëve të lartë të Ndërrmarrjeve Publike, shih nenin 21 te Ligjit Për Ndërrmarrjet Publike.

    Përzgjedhja e Bordit të shpejtohet kurse Telekomin në gjendje kome bordi dhe menaxhmenti i ri duhet ta kthejë në jetë, për ngritje duhet përkushtim dhe dije e lartë ndoshta me ndonje konsulencë ndërkombëtare.

    Embicilat në menaxhmenetet prej 2011 e deri sot duhet të japin llogari para organeve shtetërore.

     (Autori është Drejtor i Drejtorisë për Çështje Ligjore në Postën e Kosovës)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark