Kërcënimi i dëshmitarëve bëri që Gjykata Speciale të ketë vetëm gjykatës ndërkombëtarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënimi i dëshmitarëve bëri që Gjykata Speciale të ketë vetëm gjykatës ndërkombëtarë

    Insajderi
    13 June 2016 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Samuel Zhbogar thotë se Kosova i ka kryer të gjitha detyrat e saj për Specialen, por pranon se janë të shqetësuar me rastet e kërcënimit, frikësimit të dëshmitarëve, duke i detyruar këta të fundit për t’i ndryshuar deklaratat. Gjatë intervistës për “Zërin” ai ka folur edhe për Asociacionin e Komunave Serbe, për demarkacionin me Malin e Zi, për liberalizimin e vizave, etj.

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Samuel Zhbogar, pranon se janë të shqetësuar me rastet e kërcënimit, frikësimit të dëshmitarëve, duke i detyruar këta të fundit për t’i ndryshuar deklaratat dhe kjo, sipas tij, është njëra nga arsyet se Gjykata Speciale ka vetëm gjykatës ndërkombëtarë që merren me rastet e tilla.

    Zhbogar, i cili është në fund të mandatit të tij si i pari i BE-së në vend, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka pohuar se mbrojtja e dëshmitarëve është njëra prej çështjeve kryesore të kësaj Gjykate.

    Sipas tij, Kosova tashmë i ka kryer të gjitha detyrat e saj për Specialen, BE-ja është e gatshme ta financojë, mirëpo duhet që Holanda ta ratifikojë marrëveshjen me Kosovën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark