Ambasadorja gjermane: Vizat liberalizohen nëse luftohet korrupsioni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorja gjermane: Vizat liberalizohen nëse luftohet korrupsioni

    Insajderi
    13 June 2016 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët e Kosovës vështirë se deri në fund të këtij vitit do të mundë të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kushtëzimi, që vendet e fuqishme të Bashkimit Evropian si Gjermania dhe Franca, që po ia bëjnë Kosovës me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, por edhe frika nga fluksi i qytetarëve kosovarë që mund të dalin në vendet e BE-së, ka bërë që edhe këtë verë qytetarët e Kosovës të presin për viza para dyerve të ambasadave të shteteve perëndimore.

    Kushtet e vëna për Kosovën i konfirmon ekskluzivisht për gazetën “Zëri” ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e cila thotë se ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të plotësohen menjëherë.

    “Komisioni Evropian e ka dhënë një rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën nëse plotësohen kushte të caktuara. Dy pika duhet të plotësohen deri në hyrjen në fuqi të aktit legjislativ (ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi “track record”, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar). Kjo nuk ka ndodhur deri më tash, prandaj dhe procedura e mëtejme nuk është përcaktuar ende”, ka thënë ambasadorja Viets.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark