Twitter bllokon miliona llogari - Insajderi
×
Teknologji

Twitter bllokon miliona llogari

Insajderi
13 June 2016 - 11:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rrjeti social Twitter u detyrua të bllokonte miliona llogari përdoruesish pasi 32 milion informacione nga llogaritë e hakuara u publikuan online.

Informacionet u publikuan në uebfaqen e sigurisë LeakedSource ditën e mërkure dhe thuhet të jenë përvetësuar nga burime të tjera dhe jo një sulm direkt ndaj rrjetit social.

Shefi i sigurisë pranë Twitter, Michael Coats, u shpreh: “Kemi hetuar pretendimet se llogaritë e 32 milion përdoruesve janë publikuar online dhe jemi të bindur se ky informacion nuk është përvetësuar nga një hakim i serverave të Twitter.”

LeakedSource dhe Tëitter sugjerojnë se databaza e regjistrimeve mund të jetë krijuar nga kombinimi i informacioneve përvetësuar nga thyerjet e sigurisë në të kaluarën ose përmes maluerëve.

Twitter nuk përcaktoi sesa llogari u prekën por shifrat sipas LeakedSource janë 33 milion ku ndër to gjenden edhe llogari të një profili të lartë si ajo e Mark Zuckerberg, Katy Perry dhe llogaria zyrtare e NFL­së, shkruan pcworld.al

Thyerjes sigurisë vazhdimisht janë atribuar përdorimit të fjalëkalimeve të njëjtat në shërbime të ndryshme online. Rast konkret është kompromentimi i llogarive të Mark Zuckerberg në Tëitter dhe Pinterest duke përdorur kredencialet e hakuara të Linkedin në viti 2012­.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark