Thaçi falënderon shefin e EULEX-it për punën e bërë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi falënderon shefin e EULEX-it për punën e bërë në Kosovë

    Insajderi
    13 June 2016 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim lamtumirës shefin e deritashëm të EULEX-it, Gabriele Meucci, të cilin e falënderoi për punën e tij dhe bashkëpunimin e mirë në vitet sa ka shërbyer në Kosovë.

    “Ju falënderoj për punën që keni bërë. Keni udhëhequr me sukses një organizatë komplekse dhe këtë e keni bërë falë urtisë dhe qetësisë tuaj”, ka thënë presidenti Thaçi, njofton presidenca.

    Mandati i Gabriele Meuccit përfundont nesër.

    Presidenti shtoi se EULEX-i është mision i suksesshëm dhe se do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë, ndonëse me mandat të ri, që do të reflektojë realitetin kosovar. “

    Bashkëpunimi me institucionet kombëtare ka qenë çelësi i suksesit të misionit”, përfundoi Presidenti Thaçi, thuhet në njoftimin e presidencës.

    Shefi i EULEX Meucci falënderoi gjithashtu për bashkëpunimin dhe vlerësimin për EULEX-in.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark