Presidenti përsëri në shkollë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti përsëri në shkollë

    Insajderi
    13 June 2016 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot gjatë ditës ka marrë pjesë në 90 vjetorin e shkollës “Abedin Rexha’’ në Turiqec të Skënderajt, shkollë kjo në të cilën ai kishte ndjekur mësimet si fillorist.

    Arsimtarja e kimisë në shkollën fillore “Abedin Rexha” që dikur quhej “Liria”, nxënësin e saj tashmë president, e ka kujtuar  me plot krenari e për të ka pasur vetëm fjalë të mira.

    Ndërsa arsimtari i gjuhës shqipe, Zymer Hasani  ka treguar për karakterin e shefit të shtetit, ashtu siç jo të gjithë e njohin.

    “Asnjëherë nuk e ka ngacmuar askënd por nuk ka lejuar që askush ta ngacmoj. Andaj në qoftë se e ka ngacmuar dikush ka qenë ka qenë shumë agresiv”, ka thënë ish-mësuesi i presidentit.

    Presidenti i vendit që u prit me duartrokitje e përqafime nga vendasit tha se shkolla ku ai mësoi dha shumë për edukimin e brezave.

    Me këtë rast, Thaçi nuk la pa  falënderuar mësimdhënësit e tij.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark