Insajderi
Biznes

Delawie mburret me dy investimet e mëdha amerikane në Kosovë

Insajderi
28 March 2018 - 20:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie ka shfaqur gëzim dhe krenari të mërkurën pasdite pasi dy super kompani të mëdha amerikane kanë vendosur që të investojnë në Kosovë.

“Jam i lumtur të shoh se rrjeti i hoteleve Marriott po investon në Kosovë. Për herë të parë në Kosovë po hapen hotele të brendit amerikan. Kosova ka potencial të madh për investime ndërkombëtare”, ka shkruar ambasadori amerikan në “Twitter”.

E partneri i këtyre investimeve të mëdha që do të ndërtohen në dy lokacione tejet të rëndësishme në Prishtinë, “Four Points by Sheraton” në lagjen “Marigona Residence” dhe “Courtyard by Marriott” që do të jetë në qendër të kryeqytetit, është kompania e madhe kosovare “Marigona”.

Ambasadori Delawie mori pjesë në ceremoninë  e nënshkrimit të kësaj kontrate mes “Marigona” dhe “Marriott International” që u zhvillua të mërkurën në ambienetet e “Marigona Residence”./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark