Insajderi
Lajme

Skenderaj, arrestohen tre të dyshuar për vjedhje veturash e dyqanesh

Insajderi
11 February 2016 - 11:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen se kanë kryer disa vjedhje në rajonin e Skenderajt.  Rastet e vjedhjes kanë ndodhur gjatë dy muajve të fundit, kurse të dyshuarit kanë pasur si cak dyqanet dhe pjesët e veturave.

Të tre të dyshuarit me incialet L. H, R. G dhe Sh.S, janë të moshës 16 e 18 vjeçare, dhe arrestimi i tyre është bërë brenda tri ditëve në tri lokacione të ndryshme në Skenderaj.

“Të tre të dyshuarit  u janë nënshtruar procedurave intervistuese që janë zhvilluar në prani të avokatëve dhe zyrtarëve të QPS, mbi dyshimet se në bashkëveprim të kenë kryer  katër veprat penale ‘vjedhje e rëndë’, ku pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes tre të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt,” njofton policia./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark