Zuckerberg do të dëshmojë para komitetit amerikan për llogarritë e përdoruesve në Facebook - Insajderi
×
Teknologji

Zuckerberg do të dëshmojë para komitetit amerikan për llogarritë e përdoruesve në Facebook

Insajderi
04 April 2018 - 15:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, do të dëshmojë para Komitetit të Senatit për Tregti, lidhur me përdorimin e të dhënave të përdoruesve nga kompania e tij

Facebook-u është përballur me kriticizëm pasi është bërë e ditur se kompania ka pasur njohuri se Cambridge Analytica, ka përdorur të dhënat e më se 50 milionë përdoruesve të rrjetit social Facebook.

Ai do të dëshmojë para komitetit më 11 prill.

Udhëheqësi i komitetit, Greg Walden, dhe anëtari Frank Pallone kanë mirëpritur vendimin e Zuckerbergut.

“Kjo seancë dëgjimore do të jetë mundësi e rëndësishme për të zbardhur çështjen e të dhënave private dhe t’iu ndihmojë amerikanëve që të kuptojnë më mirë çfarë ndodh me informatat e tyre online”, kanë vlerësuar anëtarët e komitetit.

Cambridge Analytica është firmë politike konsulente e cila ka punuar në fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark