Insajderi
Lajme

Skënder Hyseni shpalos sekretin, zbulon emrin e XX-it

Insajderi
11 February 2016 - 13:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Punëve të Brendshme ka ri-dërguar komunikatën për media që njofton për takimet e ministrit Hyseni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka sqaruar se është bërë një lëshim teknik në njoftimin e dërguar në mëngjes.

Në të shënonte se ministri Hyseni ka pasur rastin të zhvillojë një bisedë me drejtorin e FBI-së, z. XX.

“E njëjta komunikatë është lëshuar sot me një gabim teknik, ku i është referuar drejtorit të FBI-së me inicialet XX, emri i drejtorit të FBI-së është, z. James B. Comey. Ju kërkojmë falje për çfarëdo keqkuptimit që është bërë”,thuhet në njoftimin e ministrisë.

Komunikata e ri-dërguar thotë se Hyseni e Comey janë shprehur të bindur se marrëveshja për bashkëpunim në fushën e forenzikës do të lehtësojë punën e të dyja palëve në luftimin e krimit në kuadër të partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark