Insajderi
Lajme

Apeli konfirmon pafajësinë e Visar Ymerit e Rexhep Selimit

Insajderi
21 June 2016 - 11:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar të martën aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me rastin ku të akuzuar kanë qenë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe deputeti i kësaj partie, Rexhep Selimi.

Kështu, Apeli ka konfirmuar pafajësinë e tyre.

Në muajin prill, ata u shpallën të pafajshëm për akuzat lëndim i lehtë trupor. Ata kanë qenë të përfshirë në një përleshje me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.

Përleshja në mes të deputetëve kishte ndodhur në vitin 2012 në dalje të objektit të Kuvendit të Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark