“Shqipëria - vendi me ndërtesa të papërfunduara dhe ku gomarët e gratë trajtohen njësoj” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shqipëria – vendi me ndërtesa të papërfunduara dhe ku gomarët e gratë trajtohen njësoj”

    Insajderi
    21 June 2016 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Allison Hugill magjistre e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe Dan Dorocic magjistër i arkitekturës kanë bërë një udhëtim nëpër Shqipëri, në kuadër të kërkimit artistik si kuratorë të ekspozitave të njohur me konceptin e tyre “antiforum”.

    arkitek1

    Por gjatë udhëtimit nëpër Shqipëri, përpos “rrethrrotullimeve që shfaqen pa paralajmërim, gomarët me qerre dhe zonja të vjetra që lëvizin të ngarkuara njësoj”, dy artistët kanë hasur edhe në diçka që profesionalisht atyre ua ka vrarë syrin edhe ndërtesat e papërfunduara.

    arkitek3

    Madje artistët e quajnë këtë një “epidemi” në sistemin e Shqipërisë.

    Sipas tyre, fakti që pas rënies së komunizmit shumë prona që ishin të shtetit u liruan, ka ndikuar që zhvillimi arkitektonik të bëhet në mënyrë krejtësisht të parregullt.

    arkitek5

     

    “Shumë njerëz të cilët kanë pasur lirinë të ndërtojnë objekte, kanë ndërtuar vetëm katin e parë duke lënë kështu mundësinë që të ndërtohen edhe katet tjera. E kjo ka bërë që këto objekt të duken krejtësisht në kundërshtim me rregullat e ndërtimit”, shkruan “antiforum”.

    arkitek8

    “Nëse këto relikte përbëjmë dështimin nga pikëpamje arkitektonike është një çështje e hapur për diskutim, por një gjë është e sigurt që mos reagimi i shtetit në këto raste tregon për dështim të krijimit të plani ekonomik dhe në përgjithësi të shtetit shqiptar”, shkruajnë artistët.

    arkitk10


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark