Anëtari i jurisë së Nobelit akuzohet për përdhunim - Insajderi
×
Kulturë

Anëtari i jurisë së Nobelit akuzohet për përdhunim

Insajderi
26 April 2018 - 12:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Akademia Suedeze ka paralajmëruar sot se këtë vit mund të mos ndahet fare çmimi Nobel për Letërsi. Kriza ka ardhur pas akuzave të një anëtari të jurise që akuzohet për përdhunim dhe sulme seksuale.

Si pasojë, nga 18 antarë sa ishin gjithsejt, tani kanë mbetur vetëm 11, shkruan Indeksonline.

Anders Olsson, sekretari i përkohshëm i Akademisë ka thënë se është duke u diskutuar që çmimi Nobel për letërsi mos të ndahet fare dhe se shumë shpejt do të jepet një përgjigje për këtë.

Sipas Radio Suedisë, disa anëtarë të Akademisë kanë sugjeruar rezervimin e çmimit të këtij viti dhe dhënien e saj së bashku me çmimin 2019 vitin e ardhshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark