
Shfaqja realizohet si bashkëpunim teatror i teatrit “Adriana” nga Ferizaj, Qendrës Multimedia nga Prishtina dhe teatrit Pfalzbaubühnen nga Ludwigshafeni.
Për shfaqjen, regjisori Schletter u shpreh: “Ne dëshironim të gjenim një temë univerzale që paraqet më shumë ngjashmëri se sa ndryshime në një botë të globalizuar. Dashuria është tema më univerzale që ne mundëm të gjenim për të rinjtë. Ajo është pa kufinjë dhe pa kohë”. Regjisori gjerman, Stefan Schletter, ka një përvojë të gjatë në teatër për audiencë të re dhe teatër edukues. Përpos në Kosovë, shfaqja do të ipet edhe në Maqedoni, Gjermani e Shqipëri.
“Verteri” financohet nga Instituti Goethe dhe Komuna e Ferizajt. Qendra Multimedia financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.