Promovohen librat për Mid'hat Frashërin - Insajderi
×
Kulturë

Promovohen librat për Mid’hat Frashërin

Insajderi
03 May 2018 - 17:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” bën promovimin e vëllimit I dhe II “Mid’hat Frashëri – Vepra të zgjedhura”, të autorit Uran Butka, si dhe të librit “Sekretet e luftës”, të autorit Erald Kapri.

Promovimi do të mbahet në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës më 04.05.2018 në orën 13:00.

Vëllimi I i veprave të zgjedhura të Mid’hat Frashërit përfshin kryesisht publicistikën e tij, esetë patriotike, politike, sociale, etnike, kulturore, si dhe portrete të personaliteteve historike dhe dokumente të pabotuara më pare pë gjithë hapësirën shqiptare, veçanërisht për Kosovën.

Vëllimi II përmbledh të gjitha studimet e tij historike të botuara në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja si “Shqiptarë në vendlindje dhe në mërgim”, “Lidhja e Prizrenit”, “Rilindja shqiptare”, “Burimet e historisë shqiptare”, “Kosova dhe Shqipëria e jugut”, “Çështja çame”, “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha” etj.

Botimi “Sekretet e Luftës” i autorit Erald Kapri, përmban raportet dhe kumtesat e oficerëve britanikë për Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri e Kosovë, e vëzhguar nën optikën e britanikëve: Çurçill, Emer, Maklin, Kemp, Hibbert, Oliver, Smith, Simkoks, Sejmur, Ridell, Smajl etj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark