Skandali seksual shtynë ndarjen e çmimit Nobel për Letërsi - Insajderi
×
Kulturë

Skandali seksual shtynë ndarjen e çmimit Nobel për Letërsi

Insajderi
04 May 2018 - 09:28
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Akademia suedeze ka njoftuar se sivjet nuk do të jepet çmimi Nobel për letërsi, raporton agjencia e lajmeve “TT”.

Kjo organizatë e ka shtyrë ndarjen e çmimit të sivjetmë për vitin e ardhshëm.

Sot pritej që Akademia të bënte të ditur nëse sivjet do të jepet çmimi Nobel për letërsi, përkundër skandalit më të madh që ka goditur këtë Akademi që prej themelimit në vitin 1901.

Organizata ka thënë se po përballet me krizën lidhur me akuzat për ngacmime seksuale të bëra ndaj fotografit Jean-Claude Arnault.

Ndasitë në Akademi filluan nëntorin e vitit të kaluar kur Arnault, i cili drejtonte një projekt kulturor të financiar nga Akademia suedeze, u akuzua nga 18 gra për ngacmime seksuale.

Disa prej këtyre incidenteve besohet të kenë ndodhur në pronën që i takonte Akademisë. Arnault i ka mohuar këto akuza.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark