Insajderi
Biznes

Rrëfimi i qytetarëve për numrin e shtuar të gjarpinjve në Gërmi

Insajderi
11 May 2018 - 21:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Numri i gjarpërinjve, të paktën sipas qytetarëve, është shpeshtuar javëve të fundit në pjesën me të gjelbëruar të Prishtinës.

Tek vendi i quajtur tek koshat, qytetarët kanë thënë se hasin shpesh në gjarpinj, nëpër gurë, nëpër drunjë.

“Shohim gjarpinj nëpër dru, nëpër rreze, shpatina ku ka gurë të shumtë”, ka thënë qytetari për Klan Kosova.

“Kam pa këtu në këtë pjesën nëpër mal, dhe tash po frikohemi me hy nëpër mal”, ka thënë një qytetarë.

Profesori i Biologjisë, Daut Regjepaj ka thënë se në qoftë se i afrohemi gjarprit ky ka mundësi të kërcejë për të kafshuar, në gjymtyrë, duar, këmbë dhe gjoks.

“Në qoftë se i afrohemi gjarprit ky ka mundësi të kërcejë për të kafshuar, në gjymtyrë, duar, këmbë dhe gjoks”, ka thënë profesori. /Insadjeri.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark