Ministri Gashi: Kosova së shpejti në Euroimazh - Insajderi
×
Kulturë

Ministri Gashi: Kosova së shpejti në Euroimazh

Insajderi
14 May 2018 - 10:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë qëndrimit në Festivalin e Kanës, Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga fondi më i madh evropian i filmit Eurimages.

Në këtë ngjarje, ministri është takuar me drejtorin e Eurimages Roberto Ola, me te cilin bisedoi për procedurat e aplikimit të Kosovës në këtë organizatë, me ç’rast veçoi rëndësinë që ka anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë.

Gjithashtu, Ministri u takua edhe me përfaqësues tjerë të shteteve anëtare të Eurimages si atë të, Bullgarisë, Jana Karaivanova dhe atë të Qipros Diomides Nikita.

Kosova pritet se shpejti të aplikojë në këtë organizatë evropiane e cila do të ndikojë shumë në zhvillimin e mëtejmë të kinematografisë në Kosovë dhe bashkëprodhimet ndërkombëtare.

Vizita e Ministrit të Kulturës në Kanë të Francës tregon përkushtimin e madh që ka Ministria e Kulturës në mbështetjen e kinematografisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark