Qeveria merr vendim për Filarmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës - Insajderi
×
Kulturë

Qeveria merr vendim për Filarmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës

Insajderi
15 May 2018 - 12:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria e Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për Filharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës, raporton Gazeta Alo.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, thotë se ky dokument është  mundësi e adresimit dhe trajtimit adekuat të tyre.

“Në funksion të përkrahjes dhe avancimit të sektorit kulturor ka paraparë një varg angazhimesh, duke parë rëndësinë e avancimit të fushës ligjore,” është shprehur Gashi në mbledhjen e Qeverisë.

Përfaqësues të këtyre institucioneve kulturore ende nuk kanë marrë trajtimin adekuat në lidhje me funksionimin e tyre pavarësisht kërkesave të vazhdueshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark