Insajderi
Lajme

Pesë të vdekur e dhjetëra të lënduar pas një sulmi me armë në Serbi

Insajderi
02 July 2016 - 11:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pesë persona kanë vdekur e 20 të tjerë janë plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Serbi, pasi që një person në një fshat afër Beogradit ka shtënë me automatik në një kafene.

Autoritetet serbe kanë njoftuar se i dyshuari është arrestuar ndërsa raportohet se ai së pari e ka vrarë bashkëshorten e tij dhe një grua tjetër, e pastaj ka shtënë pa kontroll në njerëzit e tjerë në kafene.

Policia ka njoftuar se shtatë prej të plagosurve, në mesin e tyre tre të mitur, janë në “gjendje shumë serioze” shëndetësore./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark