Reagime të shumta për fëmijën e vrarë në Kumanovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagime të shumta për fëmijën e vrarë në Kumanovë

    Insajderi
    02 July 2016 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Opinioni në Maqedoni është tronditur pas lajmit se ka ndërruar jetë fëmija 4 vjeçar nga Kumanova, Almir Aliu i cili ditë më parë u godit qëllimisht pas një zënke banale me të atin një fëmije afër Spitalit të Kumanovës.

    Qytetarë të thjeshtë e të jetës publike, në rrjetet sociale janë duke e shprehur dhimbjen për Almirin e vogël me hashtagun #WhoisAlmir4 duke kërkuar të dënohet ky akt barbar.

    Disa media akuzojnë se incidenti ka prapavijë etnike, duke theksuar se sulmuesi është maqedonas ndërsa viktimat shqiptarë, njofton portali nga Maqedonia, Almakos.

    Qytetarët shqiptarë të Maqedonisë, kërkojnë nga institucionet drejtësia të vihet në vend dhe mos të ketë standarde të dyfishta gjatë trajtimit të etnive të ndryshme, duke pasur parasysh përvojën e vendit me gjykime skandaloze që prishin marrëdhëniet edhe ashtu të brishta ndër-etnike.

    Pritet që gjykata të zbardh motivin e sulmit dhe të gjykojë fajtorin në bazë të dëshmive, pas arrestimit të sulmuesit i cili ngarkohet me dy kallëzime penale, për dhunë dhe për tentim vrasje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark