
Kryeimami i Pejës Enes Goga i vlerësuar nga disa si hoxhë modern, ka folur rreth frymës së islamit në Kosovë, duke thënë se në Kosovë nuk ka radikalizëm edhe pse ka pasur disa individ që kanë shkuar në Siri.
Ai ka mohuar që të jetë radikal dhe ka shfaqur gatishmëri që të përballet me ligjin.
“Nëse një njeri nuk ka bërë asgjë, atëherë askush nuk ka të drejtë t’i bëjë diçka atij. Nuk ka mundësi një fetar i devotshëm të bëjë gjëra të dëmshme”, thotë kryeimami i Pejës, i cili mohon se vrasjet e ISIS-it bëhen në emër të fesë islame.
“Lavdrim Muhaxheri dhe ky grupi që kanë shkuar në Siri nuk kanë të bëjnë me BIK-un, ndërsa me Zekirja Qazimin nuk kam pasur mundësi ta takoj ndonjëherë fizikisht dhe nuk kam të bëjë me atë person”.
Ai ka thënë se ISIS dhe çfarëdo fryme tjetër radikale nuk kanë lidhje me islamin dhe se BIK duhet të parandaloj individët që përhapin këtë propagandë, shkruan Insajderi.
“Jo të merren referencë fetare ata që janë anonim. Nëse një hoxhë në Kosovë edhe nëse është më i dituri, nëse ai nuk ka licensë si hoxhë nga BIK-u, nuk duhet të merret si referencë nga të tjerët”, thotë Goga. /Insajderi.com