
Shtatorja e ‘Car Lazarit’ do t’i ngre në këmbë qytetarët, të cilët kanë paralajmëruar se sot do të protestojnë në qendër të këtij qyteti, për ta kundërshtuar vendosjen e saj, dhe kundër ndërtimit të lagjes etnike e ashtuquajtur si “Lugina e Diellit”.
Protesta është paralajmëruar se do të mbahet pranë urës së Ibrit në orën 16:00.
Gjithashtu, protesta ka si kërkesë edhe kthimin në shtëpitë e tyre të 11 mijë e 500 shqiptarëve të pjesës veriore; kërkimi i përgjegjësisë për 11 viktimat e vrara nga Oliver Ivanoviqi; si dhe heqja e të ashtuquajturit “Parku i Paqes” nga ura e Ibrit.
Pavarësisht kërkesave, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e përkrahin këtë protestë.