Regjisori japonez fiton Palmën e Artë - Insajderi
×
Kulturë

Regjisori japonez fiton Palmën e Artë

Insajderi
19 May 2018 - 20:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Regjisori japonez, Hirokazu Kore-eda e ka fituar Palmën e Artë në Festivalin e Kanës për vitin 2018 me filmin e tij “Shoplifters”.

Ky film rrëfen tregimin e një dyshe hajdutësh, baba e bir, që e marrin me vete edhe një vajzë të vogël nga rruga.

Në këtë film luajnë po ashtu edhe Sakura Ando dhe Mayu Matsuoka.

Ndërkaq, Kore-ada mori me vete çmimin kryesor pas paraqitjes së tij të katërt në këtë garë.

Ai për herë të parë ishte shfaqur në këtë festival me filmin “Distance” më 2001, ndërkaq më 2013 e kishte fituar Çmimin e Jurisë për filmin “Like Father, Like Son”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark