Kanë mbetur vetëm edhe dy muaj për të aplikuar për faljen e borxheve për periudhën nga viti 2000 deri me 2008.
Që nga shtatori i vitit të kaluar kur ka hyrë në fuqi ligji për faljen e borxheve janë falur 140 milion euro borxhe qytetarëve ndërsa janë inkasuar të hyra 20 milion euro.
Zyrtarët e Ministrisë së Financave nuk janë të kënaqur me numrin e qytetarëve që kanë aplikuar deri tani për falje.
“Kjo mundësi vjen vetëm një herë në vendin tonë, për situata të tilla sigurisht që nuk do të ketë. Është për analizë pse qytetarët tonë nuk shkojnë në institucionet përkatëse për shlyerjen e tyre”, thonë në MF transmeton RTV21.
Ndonëse janë dy muaj e fundit për shlyerjen e borxheve, qytetarët kërkojnë që ky afat të shtyhet edhe për një kohë.
Derisa në Ministrinë e Financave thonë se nuk do të ketë shlyerje të këtij afati. Data 2 shtator është caktuar që shfuqizohet ky vendim që ka hyrë në fuqi që nga shtatori 2015. Shfuqizimi i tij i hapë rrugë pastaj inkasimit të detyrushëm thonë në MF. /Insajderi